Rreth Nesh

Misioni ynë


Në OVVITAL, misioni ynë është të sigurojmë vezë të freskëta, cilësore dhe të shëndetshme që sjellin shije të jashtëzakonshme në tryezën e çdo familjeje.

MINI-FSHATI OVVITAL


Ferma OVVITAL zë një sipërfaqe prej 70.000 m2 dhe përfshin kapanonin e rritjes së zogjve, kapanonet e mbarështimit të pulave për prodhim, impiantin për seleksionim dhe paketimin e vezëve, si dhe fabrikën moderne të përgatitjes së ushqimit të pulave dhe zogjve. Nga sistemet automatike të ushqimit deri te kontrolli i klimës dhe cilësisë, çdo hap është i optimizuar për zogjtë më të lumtur dhe vezët më të freskëta.

PËRKUSHTIMI I STAFIT TONË


Ne ndjekim me kujdes detyrimet ligjore në përputhje me standardet më të larta të cilësisë të Komunitetit Evropian për prodhimin e vezëve, dhe garantojmë që çdo vezë Ovvital në tryezën tuaj është e përsosur në cilësi dhe shije.



TEKNOLOGJIA GJERMANE


Ne përdorim teknologjinë dhe metodat inovative më të fundit për të ofruar një mjedis të përshtatshëm për rritjen e zogjve dhe pulave. "Kafazet e hapura" një metodë inovative gjermane nga "Big Dutchman", që imiton natyrën, siguron që pulat të rriten dhe të zhvillohen në ambiente të hapura, duke mundësuar një përvojë më të natyrshme dhe të mirëqenë për to.




Rrjeti i shpërndarjes


Me flotën tonë të mjeteve dhe ndërtimin e rrjetit të fortë të shpërndarjes në të gjithë Shqipërinë, OVVITAL siguron që çdo vezë të arrijë në dyqane dhe markete duke garantuar cilësi dhe freski të jashtëzakonshme për konsumatorët tanë.