Blog & Receta

Përtej kufijve

Veza e Jetës / Shqipëri / Greqi / Itali / Kroaci


    Përkushtimi ynë ndaj cilësisë nuk njeh kufij, ne vazhdojmë të rritemi dhe të ofrojmë vezët Ovvital të cilësisë së parë për klientët tanë edhe në Greqi, Itali dhe Kroaci.

Omleta rulon

Vezë / Gjalpë / Djathë / Perime


  1. Rrih 2 vezë, hidhi në tigan.
  2. Shtoji perime, djathë dhe ruloje.
  3. Dekoroje me erëza. Perfekte! 🍳🌿😋

Kimë me Vezë

Perime / salcë domate / vezë / vaj ulliri


  1. Kaurdis disa perime me pak salcë domate, kripë dhe piper.
  2. Hidhi disa vezë dhe piqe në furrë.
  3. Shërbeje me bukë të thekur. Shijoje! 🍳🍅😄

Kupa me Avokado dhe Vezë

Vezë / Avokado


  1. Prit 1 avokado, hiqi farën.
  2. Secilës gjysmë, vendosi 1 vezë dhe piqe në furrë.
  3. Pudroje me pak kripë dhe piper. Mrekulli! 🍳🥑😄

Përqafim i freskët

Vezë / majonezë / Mustardë / perime / sallatë


  1. Ziej disa kokrra vezë, priti në kubikë.
  2. Hidhi majonezë, mustardë dhe perime.
  3. Vendos 2 lugë masë në 1 gjethe sallate dhe mbështille. E shëndetshme! 🍳🥗😄

Oriz i Skuqur me Vezë

Vezë / Perime / Oriz / Salcë Soje / Hudhër / Xhinxher


  1. Kaurdis perimet, me pak hudhër dhe xhinxher.
  2. Shto 2-3 kokrra vezë dhe përziji.
  3. Shto 1 kupë oriz dhe pak salcë soje. Mmm!🍳🍚😋

Speca të Mbushura me Vezë

Vezë / speca / djathë / vaj ulliri


  1. Ngrohe tiganin, pastro specat, thyeji vezët brenda.
  2. Piqi dhe shto djathë.
  3. Hidh pak erëza. Të lëpish gishtat! 🍳🌶️😋

Tost me Avokado dhe Vezë

Avokado / bukë / vezë


  1. Prisni avokadon dhe shpërndajeni mbi bukë.
  2. Sipër vendos 1 vezë të skuqur.
  3. Hidhi kripë, piper. Do më kujtosh! 🍳🥑🍞

Frittata me Vezë dhe Spinaq

Spinaq / qepë / hudhër / vezë


  1. Kaurdis spinaq, qepë dhe hudhër.
  2. Rrih 2-3 vezë dhe hidhe mbi perime.
  3. Piqe dhe shtoji djathë. Do më falenderosh! 🍳🍃😋

Krepa me gjalp Kikiriku dhe Banane

Banane / vezë / gjalp kikiriku / kanellë


  1. Shtyp 2 banane, përzieji me 2 vezë të rrahura.
  2. Shtoni një lugë gjelle gjalpë kikiriku dhe një majë luge kanellë.
  3. Gatuaj krepa të vogla dhe servirini me një gisht mjaltë. Mëngjesi i preferuar! 🍳🥞🍌

Burrito me Vezë dhe Perime

Perime / Vezë / tortija


  1. Kaurdis në tigan speca të kuq, qepë, spinaq, kërpudha apo kungull.
  2. Rrih disa vezë shtoji mbi perimet.
  3. Mbështilleni masën me tortija/pite. Kap e ik! 🍳🌯😄

Muffins me Vezë dhe Djathë

vezë / djathë


  1. Rrih disa vezë dhe ndaje masën në kupat për muffins.
  2. Vendos djathë të grirë dhe piqe në furrë.
  3. Perfekt për mëngjes me energji! 🍳🧀🥯

Xhepi

Brumë pice / Vezë / djathë / perime


  1. Hap pak brumë pice dhe prite në katrorë.
  2. Qendrën mbushe me vezë të rrahur, djathë dhe perime.
  3. Palose dhe piqe deri sa të marri ngjyrë të artë. Surpriza më e shijshme! 🍳🍕🧀