RRETH NESH
OVVITAL është prodhuesi lider i vezës së freskët dhe cilësore në Shqipëri. Themeluar në vitin 2004, si një kompani familjare në Durrës, prej 20 vjetësh OVVITAL sjell në tryezat e çdo familje eksperiencën e veçantë dhe shijen e jashtëzakonshme të vezëve të freskëta, cilësore dhe të shëndetshme.
Vezët tona
Veza OVVITAL ka cilësi ushqyese të shkëlqyera, aromë delikate dhe vjen në formate të ndryshme të paketimit, ideale për përdorim në një gamë të gjerë recetash.
Pulat tona
Pulat OVVITAL të racës austriako-hollandeze, të llojit të veçantë "LOHMANN", prodhojnë vezët e famshme dhe të shumëllojshme.
Ferma jonë
Ferma OVVITAL moderne dhe miqësore ndaj natyrës, vendi ku pasioni për vezët përqafon teknologjinë inovative për të ofruar vezët më të freskëta.
Vezët e jetës
Në OVVITAL, përkushtimi ynë i vazhdueshëm ndaj cilësisë është themeli i suksesit tonë. Me transparencë absolute në procesin tonë të prodhimit dhe kontrollin e rreptë të teknikëve tanë të specializuar, ne garantojmë vezë të jashtëzakonshme çdo ditë.