Ferma OVVITAL shtrihet një sipërfaqe prej 70.000 m2 ku gjenden kapanonet e rritjes së zogjve, kapanonet e mbarështimit të pulave për prodhim, impianti për seleksionim- paketimin e vezëve dhe fabrika e prodhimit të ushqimit.
Në fermën tonë sot rriten ne nje kapanon për rritjen e zogjve 70.000 zogj dhe mbarështohen në tre kapanone të tjera në total 200.000 pula të cilat prodhojn 180.000 kokrra vezë të freskëta çdo ditë.
Metoda jonë e rritjes së shpendëve është metoda e “KAFAZEVE TË HAPUR”, imitacion I furrikëve , ku pulat qëndrojnë dhe zhvillohen në grupe me njera – tjetren. Kjo metode e suksesshme gjermane praktikohet si nje mënyre e pastër dhe efiçente që imiton rritjen ne natyrë. Metoda e “kafazeve të hapur” është sanksionuar me ligj që prej vitit 2009 si detyrim për tu përdorur nga të gjithë prodhuesit e vezës në komitetin europian.
Pjesë tjetër më se efiçente e fermës tonë është edhe fabrika e përpunimit të ushqimit të pulave dhe zogjve. Kjo fabrikë moderne garanton ushqim të fresket dhe të përgatitur çdo ditë. Duke pasur si përparësi absolute cilesinë e vezës, çdo ushqim për zogjtë dhe pulat është në trajtë natyrale, me përmbajte biologjike dhe cka është me e rëndësishme jo omgj dhe pa antibiotikë të shtuar. Kjo vërtetohet prej vitesh pasi vezët OVVITAL eksportohen në çdo shtet të bashkimit europian ku kontrollet janë rigoroze dhe periodike çdo muaj.